Politike

Seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës/ Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, është i papranueshëm

Ai theksoi se kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën.

11 Shkurt 2026, 21:29 Nga E. D
Seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës/ Kurti:
Albin Kurti

KOSOVË- Seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës ak nisur, pasi Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ku tha se është e papranueshme që të barazohen drejtuesit e UÇK-së me regjimin e Millosheviçit.

Ai theksoi se kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Më lejoni që t’ju përgëzoj të gjithëve për konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së 10-të. Këto ditë po zhvillohen seancat e fundit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa për 45 vite burgim për secalin, ku përfshihen pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatie që bie ndesh me të vërtetën.

Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit dhe ato i ka kryer regjimi i Millosheviçit. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe të një regjimi genocidal është i papranueshëm”, tha Kurti./Dosja.al

 

albin kurti

Sondazh

Poll