Politike

Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për formimin e qeverisë. Më herët, u mbajt seanca konstituive ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu si edhe pesë nënkryetarët Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllavko Simiq dhe Emillija Rexhepi.

11 Shkurt 2026, 20:21 Nga E. D

 

Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë
Albin Kurti, Vjosa Osmani

 

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti si mandatar për formimin e qeverisë së re. Me anë të një porimi në Facebook, Osmani shkruan se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Postimi i Vjosa Osmanit:

Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!

Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për formimin e qeverisë. Më herët, u mbajt seanca konstituive ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu si edhe pesë nënkryetarët Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllavko Simiq dhe Emillija Rexhepi.

Në fjalimin e saj të parë, Haxhiu tha se do të sigurojë funksionim me dinjitet të Kuvendit, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve./Dosja.al

vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll