Politike

Çfarë tha mbrojtja e Thaçit dhe Veselit në deklaratat përmbyllëse në Hagë?

Mbrojtja e Thaçit tha se nuk ka prova se ka ekzistuar një “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në të cilën Prokuroria pretendon se bënin pjesë të akuzuarit, së bashku me eprorë të tjerë të UÇK-së.

11 Shkurt 2026, 19:40 Nga E.d
Çfarë tha mbrojtja e Thaçit dhe Veselit në deklaratat
Foto ilustruse

Në fillim të seancës, ishte radha e mbrojtjes së Thaçit për deklaratat përmbyllëse. Mbrojtësit e tij argumentuan se ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet, duke shtuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka vërtetuar akuzat kundër ish-presidentit të Kosovës.

Mbrojtja e Thaçit tha se nuk ka prova se ka ekzistuar një “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në të cilën Prokuroria pretendon se bënin pjesë të akuzuarit, së bashku me eprorë të tjerë të UÇK-së.

Mbrojtësit e Thaçit thanë se nëse ai shpallet fajtor, kjo do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”, ndërkaq për kërkesën e Prokurorisë që Thaçi dhe tre të akutzuarit e tjerë të dënohen me nga 45 vjet burgim, mbrojtja tha se kjo nënkupton “burgim të përjetshëm”.

Më pas, deklaratën përfundimtare nisi ta shpalosë ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Avokati i tij, Rodney Dixon, tha se rasti ndaj Veselit është unik, duke theksuar se Prokuroria “nuk ka asnjë provë” kundër klientit të tij.

Ai argumentoi se provat ndaj Veselit janë dytësore dhe të “paprovuara” dhe shtoi se asnjë dëshmitar në gjykatore nuk e ka lidhur Veselin me ndonjë vepër penale që përmendet në aktakuzë./REL

hashim thaçi uÇk 45 vjet burgim

Sondazh

Poll