Aktualitet

Aksident rrugor në superstradën Lezhë–Milot/ Përplasen tre automjete, ndërsa dy persona përfundojnë në spital

Konkretisht në aksident është përfshirë një autoveturë, një fuoristradë dhe një mjet tip furgon, gjë e cila ka sjellë kufizime të përkohshme në qarkullim.

11 Shkurt 2026, 16:25 Nga E.d
Aksident rrugor në superstradën Lezhë–Milot/ Përplasen
Foto ilustruse

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në superstradës Lezhë–Milot, ku janë përfshirë tre automjete. Konkretisht në aksident është përfshirë një autoveturë, një fuoristradë dhe një mjet tip furgon, gjë e cila ka sjellë kufizime të përkohshme në qarkullim.

Bazuar në informacionet paraprake, dy nga drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, njëri prej drejtuesve është testuar në vendngjarje dhe rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./Dosja.al

aksidenti lezhe-milot ploicia

Sondazh

Poll