Aktualitet

Kishte fshehur pistoletën në papafingon e banesës së tij, arrestohet i riu në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe celularin e të arrestuarit.

11 Shkurt 2026, 14:37 Nga E.d
Kishte fshehur pistoletën në papafingon e banesës së tij,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur një pistoletë në papafingon e banesës së tij.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe celularin e të arrestuarit. Arma e gjetur mbahej pa leje nga i arrestuari.

Njoftimi i policisë 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Stairs”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus kapjen e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, operacione këto të zhvilluara si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u finalizua operacioni i koduar “Stairs”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë policia protesta

Sondazh

Poll