Aktualitet

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

11 Shkurt 2026, 14:44 Nga E.d
Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i
Foto ilustruse

BULQIZË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar, banues në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat e lartpërmendura. Në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ai ka dhunuar fizikisht një 51-vjeçar, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar.


Njoftimi i policisë:

Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kapën dhe ndaluan shtetasin: D.T., 28 vjeç, banues në Bulqizë,

i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ka dhunuar fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar.

Gjithashtu, Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat e lartpërmendura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

bulqizë 51-vjeçari automjetin

Sondazh

Poll