Aktualitet

 Plagosi me kaçavidë 25-vjeçarin, arrestohet autori në Vlorë 

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

11 Shkurt 2026, 14:50 Nga E.d
 Plagosi me kaçavidë 25-vjeçarin, arrestohet autori
Foto ilustruse

VLORA- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes e cila ndodhi mbërmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me kaçavidë, një 25-vjeçar, banues në Vlorë.

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mbi të arrestuarin rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 47 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (kaçavidë), shtetasin D. Z., 25 vjeç, banues në Vlorë. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

vlorë 47 vjeç plagosje

Sondazh

Poll