Aktualitet

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal/ GJKKO dënon me 12 vite burg ‘kapon’ e Shijakut, Astrit Balliun

GJKKO e shpalli atë fajtor për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, duke e dënuar me 12 vite burgim.

11 Shkurt 2026, 15:52 Nga E. D
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal/ GJKKO dënon me 12 vite
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka dënuar me 12 vite burg Astrit Balliun, i njohur edhe me mbiemrat Avdyli dhe Sulejmani, në kuadër të dosjes 339, e njohur ndryshe si operacioni “Volvo 4”. Gjithashtu ai akuzohet si kreu i organizatës kriminale të narkotrafikut dhe veprave të tjera në zonën e Shijakut.  Sipas njoftimit zyrtar për mediat, SPAK kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit, ndërsa procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 13, datë 11 shkurt 2026, vendosi deklarimin fajtor të Astrit Balliut (alias Avdyli, alias Sulejmani) për disa vepra penale.

Konkretisht, GJKKO e shpalli atë fajtor për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, duke e dënuar me 12 vite burgim.

Po ashtu, ai u deklarua fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, për të cilën u dënua me 3 vite burgim, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, duke u dënuar me 5 vite burgim. Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, gjykata vendosi dënimin përfundimtar prej 12 vitesh burgim.

Vendimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani)”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin

13, datë 11.02.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për
kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi parë, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për
kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 4. Në bashki

4Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 4. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli alias Sulejmani), përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), të fillojë nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 6. Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, në lidhje edhe me nenin 36, pika 1, shkronja “a” të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, arma pistoletë, me mbishkrimin ËALTER-P.P.Q-Made in Germany, me numër ****, të kalojë në favor të shtetit”./Dosja.al

gjkko astrit balliu

Sondazh

Poll