Aktualitet

Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

Kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

11 Shkurt 2026, 14:34 Nga D.S

Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet

Familja Kola

PEQIN- Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali pasi u asfiksuan nga gazi i monoksidi i karbonit në shtëpinë e tyre, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme, 12 shkurt. Kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

Kthimi i tyre në atdhe u bë i mundur përmes donacioneve në një llogari “GoFundMe” të hapur nga Durim Kola, vëllai i të ndjerit Arti Kola, ku arritën të mblidhnin shumën prej 75 mijë eurosh. Sipas autoriteteve italiane, shkaku i tragjedisë dyshohet të ketë qenë rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një kaldajë e sapo instaluar nga pronari shqiptar i banesës. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur me datë 4 shkurt në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë, pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal. Alarmin e ka dhënë një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, i cili, i shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me ta, njoftoi karabinierët.

Pas mbërritjes në banesën trekatëshe dhe mungesës së çdo përgjigjeje, policia u detyrua të hapë derën me forcë. Brenda, autoritetet u përballën me një skenë tronditëse, katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë në dysheme. Gjatë ndërhyrjes, një familjar tjetër humbi ndjenjat për shkak të ekspozimit ndaj monoksidit të karbonit, por u shpëtua falë reagimit të shpejtë të karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./Dosja.al

familja kola familja kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

Sondazh

Poll