Aktualitet

Çmontonin në dy servise makinat e kontrabanduara nga Britania e Madhe/ Arrestohet një nga pronarët, tjetri shpallet në kërkim

Sipas policisë P. D., 30 vjeç, banues në Dimal dhe R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë, çmontonin makinat që kontrabandoheshin kryesisht nga Britania e Madhe dhe më pas i shisnin për pjesë. 

11 Shkurt 2026, 10:55 Nga D.S

Çmontonin në dy servise makinat e kontrabanduara nga Britania e

foto e automjeteve te kontrabanduara

BERAT- Pronari i një servisi në Dimal ka rënë në prangat e policisë ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Sipas policisë P. D., 30 vjeç, banues në Dimal dhe R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë, çmontonin makinat që kontrabandoheshin kryesisht nga Britania e Madhe dhe më pas i shisnin për pjesë. 

Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar gjithsej 68 automjete, pjesërisht të çmontuara. Ndërkohë bëhet me dije se, punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve, punës operative dhe asaj hetimore, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Beratit, finalizuan operacionin e koduar “Çmontimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë. Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore.

Automjetet dyshohet se janë të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar. Punohet për kapjen e shtetasit R. S.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

berat Çmontonin në dy servise makinat e kontrabanduara nga britania e madhe arrestohet një nga pronarët tjetri shpallet në kërkim

Sondazh

Poll