Fondi Social 2026/ Rama: Buxheti është rritur 6-fish, transformimi rrënjësor
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fondi social gjatë qeverisës së tij është rritur 6-fish. Gjatë fj...
Gjatë fjalës së tij në eventin për 'Fondin Social 2026', Rama theksoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar mundësi për të nxitur rastet e familjeve kujdestare për fëmijët jetimë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot 14 shërbimet e reja sociale që iu ofrohen fëmijët, apo dhe nënave në nevojë. Gjatë fjalës së tij në eventin për 'Fondin Social 2026', Rama theksoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar mundësi për të nxitur rastet e familjeve kujdestare për fëmijët jetimë.
Kryeministri vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian, duke e cilësuar BE-në si mekanizmin më të sofistikuar të mbështetjes sociale.
"Nga ana tjetër, bazuar edhe në mënyrën se si funksionon shoqëria jonë ku ende nuk është plotësisht e perëndizuar, është mirë të shtyjmë përfshirjen e familjeve të cilat janë më shumë të gatshme të futen në skemë e të kujdesen për fëmijë që kanë nevojë për një strehë dhe dashuri. Duhet të nxiten sa më shumë familje që të marrin pjesë në këtë përkujdesje sociale dhe duhen gjetur mekanizmat e financimit bashkërisht me pushtetin vendor. Qëllimi është të përcillet sensi i kësaj qasje dhe të arrihet që të bëhet puna e domosdoshme që familjet t’u bashkohen kësaj qasje dhe të cilave duhet t’i bashkohet një fond i veçantë. Fondi është 17 % më i lartë këtë vit se sa viti i kaluar. Po ashtu duhet të rrisim edhe cilësinë e jetës nën strehët e kujdesit shoqëror.
Ne kemi nisur një proces në Tiranë me transformimin e kushteve për jetimoren e shtëpinë e përkujdesjes, “Zyber Hallulli” dhe është mirë që të shohim me bashkitë të tjera mundësi. Në mbyllje dua të falënderoj, ambasadorin e delegacionit, pasi e gjitha kjo nuk do ndodhte pa mbështetjen e Komisionit Europian, është një vizion bazuar në një strategji që e përgëzoj. Ndërveprimi me KE na ka ndihmuar shumë edhe me procesin e negociatave për anëtarësim. Si momente që përcaktojnë rritjen e nivelit të cilësisë në çdo sektor. Sigurisht BE është mekanizmi më i sofistikuar i mbështetjes dhe qenies sociale dhe zotëron rrjetin më të avancuar. Mësimet e marra në këtë proces janë përkthyer në një rezultat," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fondi social gjatë qeverisës së tij është rritur 6-fish. Gjatë fj...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, u shpreh se mirëqenia sociale ësht&eu...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt për të dëshmuar n&...
Luka Mishetiç HOLLANDA- Avokati i Hashim Thaçit deklaroi se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm. ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së opozitës duke u shprehur se drejtësia duhet të bëj&eu...
edi rama Perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin në institucionet publike u rrit gjatë vitit 2025, pavarësisht hetimit nga Prok...
BRUKSEL- Detaje nga darka disaorëshe në Bruksel e kryeministrit Rama me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa janë zbulua...
Adriatik Lapaj TIRANË- Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi se nuk iu bashkua protestës së PD, pasi i...
Foto ilustruse TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reguar pas përfundimit të protestës së o...
TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para...