Politike

Dosja 'Buka'/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave

Kërkesë e bërë për shkak se ish-zëvendëskryeminsitri nuk ndodhet dhe nuk mund të paraqitet fizikisht në Shqipëri.

11 Shkurt 2026, 10:33 Nga I.A
Dosja 'Buka'/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të
Arben Ahmetaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt për të dëshmuar në seancë me audio ose videokonferencë.

Kërkesë e bërë për shkak se ish-zëvendëskryeminsitri nuk ndodhet dhe nuk mund të paraqitet fizikisht në Shqipëri. Seanca e radhës për dosjen “Buka” do të zhvillohet më 24 shkurt. 

Dosja “Buka SHA”

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë dosje SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës./Dosja.al

arben ahmetaj dosja buka

Sondazh

Poll