Politike

Protesta e opozitës/ Rama: E vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë

Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Rama u shpreh se për fatin politik të Opozitës, do të shkruhet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

11 Shkurt 2026, 10:05 Nga D.S

Protesta e opozitës/ Rama: E vetmja parti politike në botën

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së opozitës duke u shprehur se drejtësia duhet të bëjë drejtësi për hedhjen e molotovëve që kanë plagosur dhjetëra punonjës policie. Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Rama u shpreh se për fatin politik të Opozitës, do të shkruhet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në fund, kryeminstri theksoi se qeveria do të vazhdojë pa u ndalur drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. 

Postimi i Ramës:

"Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!

Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës! Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian"/Dosja.al

edi rama protesta e opozites

Sondazh

Poll