Politike

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Avokati i Thaçit: Ish-presidenti është i pafajshëm, s'mund të kryente dhunë, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve

Në fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës, ai theksoi se akuza ka shpërfillur provat dhe dëshmitë.

11 Shkurt 2026, 10:27 Nga D.S
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Avokati i Thaçit:
 Luka Mishetiç

HOLLANDA- Avokati i Hashim Thaçit deklaroi se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm.  Në fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës, ai theksoi se akuza ka shpërfillur provat dhe dëshmitë.

Në deklaratën përmbyllëse të tij, avokati Luka Mishetiç nënvizoi se, Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë. 

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor. Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë. 

Pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marrë parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione. Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së”, u shpreh avokati i Thaçit./Dosja.al

 luka mishetiç hashim thaci gjyqi ndaj ish-krerëve të uÇk-së

Sondazh

Poll