Politike

“Mirëqenia sociale, forca e një kombi”/ Silvio Gonzato: Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë në qendër të politikave të Shqipërisë

Gonzato ishte sot i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026,  Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve” ku prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe.

11 Shkurt 2026, 10:44 Nga D.S
“Mirëqenia sociale, forca e një kombi”/ Silvio Gonzato:
Silvio Gonzato

TIRANË-  Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, u shpreh se mirëqenia sociale është vetë forca e një kombi duke shtuar se kjo është në qendër të parimeve të Bashkimit Europian që nga fillimi.

Gonzato ishte sot i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026,  Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve” ku prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe.  Ai ka renditur edhe porositë që ndihmojnë Shqipërinë të jetë më afër BE-së, mes të cilave përmendi nevojën që transparenca dhe llogaridhënia të jenë në qendër të politikave.

"Mirëqenia sociale është vetë forca e një kombi. Kjo çështje ka qenë në thelb të BE që nga fillimi. BE merr parasysh nivel të lartë të mirëqenies sociale dhe arsimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Nuk është rastësi që ky aktivitet sot ndodh edhe në bashkëpunim me UNICEF.
BE ka një traditë të gjatë të investimit në kapitalin njerëzor. Mundësi të barabarta, mundësi për kushte pune dhe mundësi sociale, këto ishin tre shtyllat e veprimit tonë në kushtet e rënies së euros. Po investojmë më shumë se 100 mln euro me projekte për punësimin dhe gjithëpërfshirjen sociale. Këto plotësohen edhe me planin e rritjes ku Shqipëria ka marrë 100 mln euro për rritjen e kapitalit njerëzor.", tha Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll