Politike

Këshilli Evropian konfirmon mbështetjen për Shqipërinë: Vendi ndodhet në një moment kritik

Një zëdhënës i KE, duke folur për Klan News, ka deklaruar se diskutimi mes Ramës dhe Costa-s ka qenë mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në BE.

10 Shkurt 2026, 23:16 Nga DOSJA

Këshilli Evropian konfirmon mbështetjen për Shqipërinë:

BRUKSEL- Detaje nga darka disaorëshe në Bruksel e kryeministrit Rama me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa janë zbuluar. Një zëdhënës i KE, duke folur për Klan News, ka deklaruar se diskutimi mes Ramës dhe Costa-s ka qenë mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në BE.

Presidenti Costa priti Kryeministrin Rama në një darkë pune. Ata patën një diskutim të mirë, të përqendruar në hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE.
Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Janë bërë përpjekje të rëndësishme gjatë këtyre viteve. Tani këto përpjekje duhet të mbështeten dhe të konsolidohen”, thuhet në reagim.

Këshilli Evropian është organi më i lartë vendimmarrës në përbërje të institucioneve evropiane, ku 27 shtetet anëtare përfaqësohen nga kryeministrat ose presidentët e tyre. Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 dhe 24, i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare, nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve./Dosja.al

Sondazh

Poll