Politike

FOTOLAJM/ Deputeti Nallbati u dhunua nga policia! Berisha e viziton brenda dhomës së spitalit

Nallbati përfudoi te Spitali i Traumës si pasojë e goditjeve të rënda në kokë dhe fytyrë, duke marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

10 Shkurt 2026, 21:52 Nga E. D
FOTOLAJM/ Deputeti Nallbati u dhunua nga policia! Berisha e viziton brenda
Bledion Nallbati, Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së opozitës, duke e goditur me shkopa gome dhe skafandra, si dhe duke e sulmuar me gaz lotësjellës në fytyrë.

Nallbati përfudoi te Spitali i Traumës si pasojë e goditjeve të rënda në kokë dhe fytyrë, duke marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Teksa, Berisha e vizitoi në dhomën ku është shtruar dhe deklaroi se ky sulm ndaj deputetit Nallbati është si pasojë e një urdhri të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës dhe drejtuesit të policisë, Sokol Bizhga./Dosja.al

 

sali berisha bledion nallbati

Sondazh

Poll