Aktualitet

E rëndë në Itali/ Makina përplaset me një kamion, ndërsa trupi i shoferit gjendet i karbonizuar! Viktima dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar

Zjarrfikësit, mjëkët dhe policia ndërhyrë për ta shpëtuar, por kur mbërriti ndihma, viktima ishte djegur plotësish dhe kishte humbur jetën.  

10 Shkurt 2026, 15:55 Nga E.d
E rëndë në Itali/ Makina përplaset me një kamion,
Foto ilustruse

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Drejtuesi i një makine ka ndërruar jetë nga djegiet në një aksident, i cili ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Porrettana Nord, në Marzabotto, në Bolonjë. Automjeti "Volkswagen Lupo" i viktimës, mendohet se i përket një 33-vjeçari shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se ai parakalonte, kur u përplas kokë më kokë me një kamion plehrash. Pas kësaj mendohet se viktima ka dalë nga rruga dhe automjeti është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit, mjëkët dhe policia ndërhyrë për ta shpëtuar, por kur mbërriti ndihma, viktima ishte djegur plotësish dhe kishte humbur jetën.  

"Viktima besohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës, por identifikimi zyrtar nuk ka qenë ende i mundur për shkak të gjendjes së trupit. ", njoftoi policia italiane./Dosja.al

itali shqiptar aksident

Sondazh

Poll