Aktualitet

Gjyqi për Plumbin e Artë/ Henrik Hoxhaj: Nuredin Dumani ofroi 250 mijë euro për të vrarë Lulzim Mashën dhe djalin

Gjatë seancës në GJKKO, Hoxhaj u shpreh se porosinë Dumani ia kishte dhënë në Kosovë, pasi atë kohë jetonte në Gjilan. 

10 Shkurt 2026, 12:16 Nga I.A
Gjyqi për Plumbin e Artë/ Henrik Hoxhaj: Nuredin Dumani ofroi 250
Henrik Hoxhaj

TIRANË- I pandehuri Henrik Hoxhaj në seancën e gjyqit 'Plumbi i Artë' ka zbuluar se Nuredin Dumani i ka ofruar atij 250 mijë euro për të vrarë Lulzim Mashën dhe djalin e tij. Gjatë seancës në GJKKO, Hoxhaj u shpreh se porosinë Dumani ia kishte dhënë në Kosovë, pasi atë kohë jetonte në Gjilan. 

“Për Lulzim Mashën, porosinë për këtë rast, Nuredini ma ka dhënë në Kosovë, në Gjilan atje rrinte. Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës, por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari dhe pas ndarjes, këta Mashat nuk i kishin kthyer disa para apo prona që Dizdarët kishin kaluar në emër të tyre.", tha ai.

Më tej Hoxhaj tregoi se armën për të vrarë Mashën, ia dha 'sakati', por ajo ngeci në momentin e qitjes. Teksa Skerdi Tase, do të qëllonte Mashën, arma ngeci dhe nuk u shkrep.

"Armën për ngjarjen na e dha “sakati”, Nuredini na lidhi me të, kjo arme u përdor, por i ngeci për dreq Skerdit atë ditë, unë kisha berë dhe prova 2 ditë para kisha qëlluar. Nuk po gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kështu i bënim ne këto punë. Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës, unë dëgjoja çdo gjë në radio, se kisha radio policie. Skerdi doli huq dhe i ngeci arma, në radio jepeshin përshkrimet e tij , me këtë bluzë kaq i gjatë etj,” u shpreh Hoxhaj.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro./Dosja.al

henrik hoxhaj plumbi i artë nuredin dumani lulzim masha skerdi tase

Sondazh

Poll