Aktualitet

Projekti TID/ Pas protestave të banorëve, grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së tërhiqet! Vendos të mos kalojë në votim pa kolegët e opozitës

Në lidhje me këtë, grupi i këshilltarëve të shumicës vendosi të mos kalojë në votim këtë mbledhje, pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës.

10 Shkurt 2026, 15:05 Nga E.d
Projekti TID/ Pas protestave të banorëve, grupi i
Foto ilustruse

DURRËS- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Durrës dhe pas protestave të banorëve të qytetit kundër shembjes së banesave, grupi i këshilltarëve të PS ka vendosur të mos votojë për pikën e subvencionimit të qirave për familjet e prekura nga TID.

Në lidhje me këtë, grupi i këshilltarëve të shumicës vendosi të mos kalojë në votim këtë mbledhje, pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës. Ajo u shty për në mbledhjen e ardhshme. Kjo duke i dhënë shpresë banorëve të cilët protestuan ditën e sotme para ambienteve të bashkisë./Dosja.al

durres protesta bashkia

Sondazh

Poll