Aktualitet

U kap me lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi 

 Mediat greke shkruajnë se shtatë pako najloni me ekstrakte bimore kanabisi, me një peshë totale bruto prej 21.4 gram, u gjetën në posedim të tij.

10 Shkurt 2026, 15:29 Nga E.d
U kap me lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Foto ilustruse

GREQI- Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar shqiptar. Ai eshtë arrestuar nga autoritetet helene, pasi u kap me lënëdë narkotike. Mediat greke shkruajnë se shtatë pako najloni me ekstrakte bimore kanabisi, me një peshë totale bruto prej 21.4 gram, u gjetën në posedim të tij.

Në një kontroll të kryer në shtëpinë e 24-vjeçarit shqiptar, me pjesëmarrjen e Ekipit të Operacioneve Speciale të Pireut të Autoritetit Qendror Portual të Pireut dhe asistencën e një qeni policor për zbulimin e drogës, janë lokalizuar dhe konfiskuar më shumë se 1,5 kilogramë kanabis të papërpunuar, 485 gram kanabis të përpunuar, 35 gram kokainë, si dhe katër pajisje celulare.

Hetimi paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual i Pireut, ndërsa substancat e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin Shtetëror të Përgjithshëm Kimik për ekzaminim laboratorik./Dosja.al

greqi  24-vjeçari shqiptar lëndë narkotike

Sondazh

Poll