Aktualitet

I moshuari humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës/ Policia jep detaje: Dyshohet se ra nga…

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

10 Shkurt 2026, 11:07 Nga D.S
I moshuari humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të
Spitali i Durrësit

DURRËS-  Një i moshuar ka humbur jetën në ambulancën e cila ishte duke u transportuar drejt Spitalit të Traumës. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se, viktima është 74-vjeri me iniciale, H.D.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij, duke pësuar lëndime serioze dhe fraktura, kryesisht në kokë. Ndërkohë, hetimet po ndjeken nga Prokuroria, për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

“Më 9 shkurt, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

spitali i durresit i moshuari humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit të traumë

Sondazh

Poll