Politike

"Revoltë dhe vetëm revoltë"/ Berisha: Opozita asnjë votë për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale

Në një deklaratë për shtyp, ai shprehet se, opozita ka një dialog konstant me qytetarët në mbrotje të këtyre të fundit. 

9 Shkurt 2026, 13:21 Nga I.A
"Revoltë dhe vetëm revoltë"/ Berisha: Opozita
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, qëndrimi i opozitës, do të jetë revoltë dhe vetëm revoltë.

Në një deklaratë për shtyp, ai shprehet se, opozita ka një dialog konstant me qytetarët në mbrotje të këtyre të fundit. Kryedemokrati u bën thirrje mbështetësve të tij, për ti treguar vendin atyre që Berisha i quan narkoqeveritarëve.

"Qëndrimi i opozitës, do të jetë, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë dhe në mënyrë kategorike asnjë votë, për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale dhe organizatës kriminale në mbrojtje të vjedhjes dhe krimeve të tyre. Asnjë votë nuk do të ketë. Ne kemi tani dialog konstant me qytetarët, i ftojmë ata me guximin e tyre, ti tregojmë vendin këtyre narkoqeveritarëve që nuk kanë asnjë normë e parim tjetër, përveç vjedhjes së qytetarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta 10 shkurt

Sondazh

Poll