Politike

"Ndërhyrje në legjislacion"/ Çfarë paralajmëroi Rama sot për të mbrojtur qeverinë nga SPAK

Dosja.al, ka bërë një kërkim dhe shpjegim se çfarë nënkupton kryeministri Rama me ndërhyrje në legjislacion.

9 Shkurt 2026, 12:14 Nga I.A
"Ndërhyrje në legjislacion"/ Çfarë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot ndërhyrje në legjislacion për të mbrojtur qeverinë nga masat që vendos Prokuroria e Posaçme. Me anë të një postimi në X, Rama ka njoftuar se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi duke ndërhyrë në legjislacion. Dosja.al, ka bërë një kërkim dhe shpjegim se çfarë nënkupton kryeministri Rama me ndërhyrje në legjislacion.

Por çfarë do të thotë ndërhyrje në legjislacion?

Kryeministri Rama me ndërhyrje në legjislacion nënkupton ndërhyrje në kodin e procedurës penale për masat e sigurisë. Në kodin e procedurës që thuhet se Prokuroria apo Gjykata kanë të drejtë që të pezullojnë një ministër nga Qeveria do të zhbëhet. Kjo pjesë do të hiqet dhe më pas në kodin e procedurës do të jetë vetëm për zyrtarët apo deputetët, por jo për Ministrat. 

A preket Balluku nga kjo ndërhyrje?

Ligjerisht zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku nuk preket nga ndryshimi i legjislacionit dhe masat ndaj saj do të vazhdojnë. Masat ndaj saj, hiqen vetëm nëse neni i ri në kodin penal do të miratohet në Kuvend me fuqi prapavepruese. Në këtë rast, Parlamentit i duhen 84 vota që të bëj ndryshimet në kodin penal dhe nëse ndryshimet bëhen me efekt prapaveprues, përfshihen të gjitha rastet edhe përpara ndryshimit të nenit.

Nenet që pritet të ndryshohen nëse Rama siguron 84 vota në Parlament janë nenet 241, 242 dhe neni 243. Këto dy nene pritet të ndryshohen, në mënyrë që Rama të mbrojë qeverinë nga Prokuroria e Posaçme. 

Nenet që Rama kërkon të ndryshojë

Neni 241
Kushtet e zbatimit të masave ndaluese
1. Masat ndaluese mund të zbatohen vetëm kur procedohet për
vepra penale, për të cilat ligji cakton dënim me burgim më të lartë në
maksimum se një vit.

Neni 242
Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre
a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit,
plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.
2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit
elektoral.

"Ndërhyrje në legjislacion"/ Çfarë
Neni 243
Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara
profesionale ose afariste
1. Me vendimin që disponon ndalimin për të ushtruar profesione
ose detyra të caktuara drejtuese në persona juridikë, gjykata e ndalon
përkohësisht të pandehurin, plotësisht ose pjesërisht, të ushtrojë
veprimtaritë që lidhen me to./Dosja.al

"Ndërhyrje në legjislacion"/ Çfarë

edi rama

Sondazh

Poll