Politike

Biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK, del pas disa minutash

Mësohet se biznesmeni ka qëndruar në SPAK vetëm disa minuta dhe më pas ka dalë. 

9 Shkurt 2026, 11:29 Nga I.A
Biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK, del pas disa minutash
Ram Geci

TIRANË- Biznesmeni Ram Geci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Mësohet se biznesmeni ka qëndruar në SPAK vetëm disa minuta dhe më pas ka dalë. 


Ende nuk dihet shkaku që biznesmeni është paraqitur në Prokurori. Ndërkohë që emri i tij është përmendur në dosjen për ndërtimin e rrugës 'Porto Romano Durrës, Loti 3'.

Në këto biseda thuhej se kryeministri Rama i kishte kërkuar që ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi të takonte biznesmenin./Dosja.al

ram geci

Sondazh

Poll