Politike

Gjyqi ndaj Stefano Boerit/ Miku i Ramës del para gjykatës së Milanos në 16 mars

Në qendër të këtij procesi është arkitekti i mirënjohur Stefano Boeri, i njohur në Shqipëri si hartuesi i Masterplanit të Tiranës, i cili akuzohet për parregullsi të rënda urbanistike dhe ndërtimore në zonën San Cristoforo të Milanos.

8 Shkurt 2026, 22:43 Nga D.S

 

Gjyqi ndaj Stefano Boerit/ Miku i Ramës del para gjykatës së
Edi Rama dhe Stefano Boeri

 

ITALI- Drejtësia italiane ka caktuar datën 16 mars 2026 për procesit gjyqësor lidhur me  skandalin e kompleksit rezidencial “Bosconavigli”. Në qendër të këtij procesi është arkitekti i mirënjohur Stefano Boeri, i njohur në Shqipëri si hartuesi i Masterplanit të Tiranës, i cili akuzohet për parregullsi të rënda urbanistike dhe ndërtimore në zonën San Cristoforo të Milanos.

Arkitekti Stefano Boeri, akuzohet për parcelizim të paligjshëm dhe ndërtim pa plan zbatues të miratuar, ndërsa prokuroria vlerëson se projekti ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 5.5 milionë eurosh për arkën publike.

Mësohet se në gjyq do të përballen arkitekti Stefano Boeri dhe Giovanni Da Pozzo, projektues; Marco Nolli, përfaqësues i shoqërisë Milano 5.0; Giorgio Cristoforo, përfaqësues i kompanisë Smv Costruzioni srl; Stefano De Cerchio, drejtor i punimeve; Giovanni Oggioni, drejtor i Zonës SUE të Bashkisë; Alberto Viaroli, përgjegjës i njësisë së konventave dhe zbatimit të planeve.

Procesi në Milano do të hetojë përgjegjësitë e secilit të pandehur dhe pasojat e projektit mbi planifikimin urban dhe financat publike, duke krijuar një precedent të rëndësishëm për kontrollin e projekteve të mëdha dhe për menaxhimin e transparencës në qytetet europiane dhe shqiptare. Ky gjyq pritet ti shërbejë transparencës ndaj qytetarëve./Dosja.al

stefano boerit miku i ramës del para gjykatës së milanos në 16 mars

Sondazh

Poll