Politike

Çështja 'Partizani’/ Malltezi lexon 200 faqet e kundërshtimit të akuzave: Prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike.

Mësohet se ka patur debate me gjykatën për mënyrën se si Malltezi i quajti prokurorët.

9 Shkurt 2026, 11:12 Nga D.S
Çështja 'Partizani’/ Malltezi lexon 200 faqet e
Jamarbër Malltezi

TIRANË-  Nis gjyqi për çështjen “Partizani”.  Jamarbër Malltezi ka nisur leximin e mbi 200 faqeve me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat.

Mësohet se ka patur debate me gjykatën për mënyrën se si Malltezi i quajti prokurorët. Gjykata ka ndërhyrë për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me titullin prokuror.

Malltezi: Mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana a e prokurorëve.

Gjykata: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokurorë

Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike.

Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë

Millonai: Kërkoi ti tërhiqet vërejtje të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prolurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza./Dosja.al

jamarbër malltezi ceshtja partizani

Sondazh

Poll