Politike

Paralajmërohet shpërndarja e Parlamentit? Zëdhënësi i Presidentit: Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit

  • Manja: Do ishte atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit
  • Blushi shkruan se Parlamentin do e shpërndajë populli dhe Presidenti do zbatojë vetëm vullnetin e tij.
    Featured image of article: Paralajmërohet shpërndarja e Parlamentit? Zëdhënësi i Presidentit: Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit

    TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje zërat për shpërndarjen e Parlamentit. Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se Parlamentin do e shpërndajë populli dhe Presidenti do zbatojë vetëm vullnetin e tij.

    “Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! 🇦🇱”, shkruan Blushi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Debati për shpërndarjen e Parlamentit ka nisur që pas djegies së mandateve nga opozita dhe mos plotësimin e numrit të deputetëve nga listat vijuese. Kuvendi sot numëron 122 deputetë  nga 140 që caktohet në bazë të Kushtetuutës. Për këtë gjë Meta është pyetur shumë herë, por ka deklaruar se ai do veprojë në kohën e duhur dhe do respektojë Kushtetutën, duke mos dhënë një përgjigje të prerë. Nga ana tjetër përplasjet mes Presidencës dhe maxhorancës janë përshkallëzuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta dje ka paralajmëruar se është i përgatitur për çdo skenar dhe do mbrojë Kushtetutën. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment