Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme, Gjykata e Durrësit jep masat për personat e arrestuar

Bëhet me dije se gjykata ka lënë në burg tetë të arrestuar, pesë në arrest shtëpie dhe shtatë detyrim paraqitje.

6 Shkurt 2026, 18:06 Nga E. D
Mbetjet e rrezikshme, Gjykata e Durrësit jep masat për personat e
foto ilustuese

DURRËS- Gjykata e Durrësit, ka verifikuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit lidhur me mbetjet e rrezikshme. Bëhet me dije se gjykata ka lënë në burg tetë të arrestuar, pesë në arrest shtëpie dhe shtatë detyrim paraqitje. Në 'arrest me burg' janë lënë: Shaban Hyseni, Mikail Hila, Nazif Bajrami, Andon Prifti, Indrit Likaj, Edmond Voda, Florian Çomo, Gazmend Sina.

“Detyrim paraqitje” janë: Julian Kapedani, Arta Dollani, Marjeta Përlala, Kledina Skëndo, Bujana Tonçiça, Elis Mellonashi, Iva Musa. Ndërsa në 'arrest në shtëpi' janë lënë Rami Buga, Mirjeta Zotaj, Helidon Lila, Shkëlqim Jakupi, Kejqi Ahmetaj.

Masat për 20 të arrestuarit:

1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi

4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

NË KËRKIM:

Erdal Demir – Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum    Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Ingo Hesse – Administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Elbasan, u ekzekutuan 20 masa sigurie, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale./Dosja.al

mbetjet durres

Sondazh

Poll