Aktualitet

U kapën me certifikata dhe dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Gjirokastër

Në lidhje me këtë është arrestuar një 51-vjeçar, pasi kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, me të cilët kryente transport ndërkombëtar mallrash.

6 Shkurt 2026, 15:05 Nga E.d
U kapën me certifikata dhe dokumente të falsifikuara, arrestohen 3
Foto ilustruse

GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Gjirokastër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën me certifikata dhe dokumente të falsifikuara. Në lidhje me këtë është arrestuar një 51-vjeçar, pasi kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, me të cilët kryente transport ndërkombëtar mallrash.

Ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan pasi posedonin 4 dokumente shkollore false. Policia ka sekuestruar 20 dokumentet false. Nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve, u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara. 


Njoftimi i policisë

DVP Gjirokastër/Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Autenticiteti”. Goditen 3 raste të përdorimit të dokumenteve false.

Kishte siguruar certifikata false, për 16 kamionët në subjektin e tij, që me to të kryente transport ndërkombëtar mallrash, arrestohet 51-vjeçari. Në pranga dhe 2 shtetas që posedonin 4 dokumente shkollore false. Sekuestrohen 20 dokumentet.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve të përfshirë në falsifikim të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Autenticiteti”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit A. G., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, V. V., 45 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë dhe E. P., 38 vjeç, banues në Sarandë.

-Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. G., administrator i një subjekti për transport ndërkombëtar mallrash (për të tretë dhe/ose me qira), kishte pajisur 16 kamionët e subjektit, me certifikata të dyshuara të falsifikuara, nëpërmjet të cilave autorizohej kryerja e kësaj veprimtarie tregtare. Gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 16 dokumentet;

-Nga kontrolli në banesat e 2 të arrestuarve të tjerë, u gjetën në secilën, 1 diplomë dhe 1 listë notash, të dyshuara të falsifikuara. 4 dokumentet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Vijon hetimi, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

gjirokastër 3 persona dokumente të falsifikuara

Sondazh

Poll