Aktualitet

Kishte fshehur në garazhd 1.5 kg kokainë, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat italiane shkruajnë se vendi ku ishte fshehur lënda narkotike, konsiderohet si i sigurt pasi është në pronësi të një personi që nuk dyshohej nga policia.

6 Shkurt 2026, 15:56 Nga E.d
Kishte fshehur në garazhd 1.5 kg kokainë,
Foto ilustruse

ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi kishte fshehur një kilogram e gjysmë kokainë, në garazhin e një ndërtese në lagjen e pasur të Arezzo, Giotto

Mediat italiane shkruajnë se vendi ku ishte fshehur lënda narkotike, konsiderohet si i sigurt pasi është në pronësi të një personi që nuk dyshohej nga policia. Droga ishte e fshehur mes objekteve të llojeve të ndryshme në garazh. 

Vëmendja e hetuesve të përqendruar në trafikun e drogës në qytet është gjithmonë e lartë. Karabinierët kryejnë kontroll në vendet ku mund të jetë kryer trafiku i drogës dhe po zhvillojnë hetime në bazë të lëvizjeve, takimeve, lëvizjeve të personave të përfshirë./Dosja.al

 

itali 41-vjeçar shqiptar kokaine

Sondazh

Poll