Aktualitet

Tentuan të fusnin naftë kontrabandë nga Kosova, nis hetimet për dy persona

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte një 30-vjeçar dhe në automjetin që drejtonte një 25-vjeçar, u gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore.

6 Shkurt 2026, 15:20 Nga E.d
Tentuan të fusnin naftë kontrabandë nga Kosova, nis hetimet
Foto ilustruse

KUKËS- Policia Kufitare në Qafë Morinë ka nisur hetimet për dy persona, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë Kjo pasi ata tentuan të fusnin naftë kontrabandë nga Kosova.

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte një 30-vjeçar dhe në automjetin që drejtonte një 25-vjeçar, u gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore. Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Njoftimi i policisë

DVKM Kukës

Qafë Morinë/Policia Kufitare godet 2 raste të tentativës për të kontrabanduar naftë nga Kosova. Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit: A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.

Në SPK Qafë Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore. Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kukës nafte policia

Sondazh

Poll