Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, bllokohet qarkullimi

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. 

6 Shkurt 2026, 17:32 Nga E.d
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina,
Foto ilustruse

TIRANË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan.  Katër automjete janë përfshirë në aksident. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. 

Si pasojë e kësaj ngjarje, është shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Kjo ka krijuar një radhë të gjatë trafiku. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit. Ata po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Dosja.al

aksident policia tiranë–elbasan

Sondazh

Poll