Aktualitet

Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale/ 380 persona lirohen menjëherë, për rreth 900 ulet dënimi! Ja Kategoritë që përfitojnë dhe përjashtohen

Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë me rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri.

6 Shkurt 2026, 15:10 Nga E. D
Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale/ 380 persona
foto ilustuese

TIRANË- Relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend, është zbardhur.  Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë me rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri.

Ndërkohë kategoritë që janë përjashtuar nga kjo amnisti janë personat e veprave penale që parashikojnë rrezikshmëri të lartë shoqërore ose të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar, si veprat penale kundër personit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit, terrorizmit, korrupsioni, etj.

“Nëpërmjet instrumentit të amnistisë u jepet mundësia personave që kanë kryer vepra penale të ri integrohen në shoqëri në liri, duke shmangur aplikimin e masave represive. Bazuar në standardet ndërkombëtare është vlerësuar se kufizimi i lirisë dhe zbatimi i dënimeve penale ndëshkuese duhet parë si masë e fundit e cila duhet të jetë në proporcion me shkeljen e kryer dhe rrezikshmërinë e personit.

Në rastet e veprave penale të lehta konsiderohet se dënimi me burgim mund të shmanget bazuar në parimin e humanizmit duke i krijuar personit rrethanat të provojë në liri se është rehabilituar/korrigjuar dhe do të parandalohet kryerja e veprave penale në të ardhmen," thuhet në relacion.

Nga kjo amnisti përfitojnë:

1. Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet dhe personave të dënuar me mbi 3 vjet, por u që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 3 vjet.

2. Të dënuara gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet, dhe grave që janë dënuar me venim të formës së prerë mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet.

3. Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç.

4. Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç.

5. Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç./Dosja.al

amnistia penale

Sondazh

Poll