Aktualitet

Fshihte në banesë një kallashnikov, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale

6 Shkurt 2026, 14:56 Nga E.d
Fshihte në banesë një kallashnikov,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi fshihete në banesë 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë 48-vjeçar kallashnikov

Sondazh

Poll