Aktualitet

Njëri mashtroi se do t’i gjente punë në Slloveni dhe tjetri se do t’i shiste një automjet, shpallen në kërkim dy persona 

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një 43-vjeçar, banues në fshatin Kamenicë.

6 Shkurt 2026, 14:40 Nga E.d
Njëri mashtroi se do t’i gjente punë në Slloveni dhe
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka shplluar në kërkim dy persona për mashtrim. Konkretish është shpallur në kërkim një 35-vjeçar, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një personi, duke e mashtruar se do t’i siguronte punësim në Slloveni.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një 43-vjeçar, banues në fshatin Kamenicë. Kjo pasi në muajin gusht 2025, dyshohet se i ka marrë një personi një shumë parash, duke e mashtruar se do t’i shiste një automjet. 

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit D. S., duke e mashtruar se do t’i siguronte punësim në Slloveni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materiale shtesë në Prokurori, për shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në muajin gusht 2025, dyshohet se i ka marrë shtetasit A. T., një shumë parash, duke e mashtruar se do t’i shiste një automjet. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim më datë 02.02.2026, për të njëjtën vepër penale. /Dosja.al

policia slloveni pune

Sondazh

Poll