Aktualitet

FOTO/ Ujërat nga reshjet e dendura në Himarë depërtojnë në ambientet e Policisë

Mësohet se për pasojë janë përmbytur rrugë periferike, dhe uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë së Himarës.

6 Shkurt 2026, 12:59 Nga D.S

FOTO/ Ujërat nga reshjet e dendura në Himarë depërtojnë

HIMARË- Reshjet e dendura të shiut në jug të vendit, konkretisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar dalje nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Mësohet se për pasojë janë përmbytur rrugë periferike, dhe uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë së Himarës.

Bëhet me dije se efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Ndërkohë, situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera./Dosja.al

himare uji depërton në ambientet e policisë reshje e dendura himarë

Sondazh

Poll