Aktualitet

Mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Në pranga ra Ornaldo Çerenishta pasi në banesën e tij u gjetën 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.   

6 Shkurt 2026, 09:50 Nga D.S
Mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të
eurot e falsifikuara të sekuestruara

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Livadhet 3”.  Në pranga ra Ornaldo Çerenishta pasi në banesën e tij u gjetën 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.   

Uniformat e policisë bën me dije se, makina dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025. Ndërkohë njoftohet se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të riut.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/ Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “Livadhet 3”.
Vihet në pranga një 19-vjeçar. Sekuestrohen nga banesa e tij, 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës Shkodrër, finalizuan operacionin e koduar “Livadhet 3”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi: O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur dhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara “Lvadhet 1” dhe “ Livadhet 2 “, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025. Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.", shkruhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

ornaldo Çerenishta arrestohet 19-vjeçari në shkodër mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur

Sondazh

Poll