Aktualitet

I shpallur në kërkim për prodhimin e 92 kg kanabis, arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari, në bashkëpunim me Gj. M të arrestuar gjatë operacionit, ka prodhuar 92 kilogramë kanabis që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.

6 Shkurt 2026, 10:15 Nga D.S

I shpallur në kërkim për prodhimin e 92 kg kanabis, arrestohet

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 34-vjeçar nga fshati Tresh pasi akuzohet për prodhimin e 92 kilogramëve lëndë narkotike kanabis në fshatin Gjonbardhaj në Lezhë. Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari, në bashkëpunim me Gj. M të arrestuar gjatë operacionit, ka prodhuar 92 kilogramë kanabis që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në muajin tetor të vitit 2024. Uniformat  blu bëjnë me dije se nga kontrolli i kryer në banesë, 34-vjeçarit iu gjetën tre thika, të cilat i posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë: 

"DVP Lezhë/Vijon operacioni antidrogë, i koduar “Furia”. Si rezultat i një hetimi proaktiv 2-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga bashkautori i prodhimit të 92 kilogramëve Cannabis, në fshatin Gjonbardhaj. Të ndaluarit iu gjetën në banesë, 3 mjete prerëse (thika).

Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet. Nga kontrolli i kryer rishtas në banesën e shtetasit D. V., u gjetën 3 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

arrestohet 34 vjecari ne lezhe i shpallur në kërkim për prodhimin e 92 kg kanabis lezhe

Sondazh

Poll