Aktualitet

Në kërkim për kultivim të 136 bimëve narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Krujë

Sipas njoftimit të policisë, 39-vjeçarit me iniciale A. H., nga fshati Ranxë iu dha masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

6 Shkurt 2026, 11:15 Nga D.S

Në kërkim për kultivim të 136 bimëve narkotike,

KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi dyshohet se kultivoi 136 bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, 39-vjeçari me iniciale A. H., nga fshati Ranxë iu dha masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Uniformat blu bëjnë me dije se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Krujë/Kultivoi 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, kapet 39-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga autorin e dyshuar të një rasti kultivimi, shtetasin A. H., 39 vjeç.

Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njoftoi policia./Dosja.al

në kërkim për kultivim të 136 bimëve narkotike arrestohet 39-vjeçari në krujë kruje

Sondazh

Poll