Aktualitet

Tragjedia e familjes Kola/ Djali i xhaxhait të kryefamiljarit, kërkon ndihmën e shqiptarëve: Na ndihmoni të sjellim katër trupat në Shqipëri

Në një intervistë në emisionin "Me Zemër të Hapur”, i afërmi i familjes Kola, tha se gjendja në familjet e tyre është shumë e rëndë.

6 Shkurt 2026, 12:30 Nga D.S
Tragjedia e familjes Kola/ Djali i xhaxhait të kryefamiljarit, kërkon
Familja Kola

ITALI- Djali i xhaxhait të kryefamiljarit Arti Kola, familja e të cilit u shua në Itali nga një rrjedhje gazi bën apel për ndihmë që trupat të sillen në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin "Me Zemër të Hapur”, i afërmi i familjes Kola, tha se gjendja në familjet e tyre është shumë e rëndë.

Ai tha se ende nuk ka informacione si ka ndodhur ngjarje, ndërsa tregoi se nëna e Arti Kolës është në gjendje tepër të rëndë, pasi ajo dinte vetëm për njërën humbje dhe jo për të kartër anetarët e familjes.

Pyetje: Si është gjendja në familjen Kola?

Djali i xhaxhait: Gjendja është katastrofë, një minë me sahat.

Pyetje: E mësuat si ka ndodhure tragjedia?

Djali i xhaxhait: Jo akoma, sepse unë nuk rri këtu afër. Kemi pasur edhe njerëz dhe nuk jemi marrë, thonë nga gazi, por…

Pyetje: Po nëna e familjes si është, ça thotë?

Djali i xhaxhait: Ca do jetë nëna, nëna si nëna

Djali i xhaxhait: Ja kemi treguar.

Pyetje: Si e priti këtë lajm?

Djali i xhaxhait: Ça do presë, e dinte vetëm për një, jo për të katër.

Pyetje: Ju nuk keni detaj si ka ndodhur?

Djali i xhaxhait: Nuk kam asnjë informacion

Pyetje: Si e morët vesh lajmin?

Djali i xhaxhait: E morëm vesh nga të tjerët

Pyetje: Çfarë flitet për sjelljen e trupave në Shqipëri

Djali i xhaxhait: Nuk e di, nëse ju na ndihmoni, na ndihmoni që ti sjellim sa më parë./Dosja.al

familja kola djali i xhaxhait të kryefamiljarit kërkon ndihmën e shqiptarëve

Sondazh

Poll