Aktualitet

Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Vrinë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

6 Shkurt 2026, 10:35 Nga D.S

Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Vrinë, shoferi

Policia Sarande

SARANDË- Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, Konispol.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, është konstatuar një sasi lënde eksplozive e vendosur në sediljen e pasme të mjetit. Shpërthimi dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë.

Ekspertët janë duke punuar për neutralizimin e plotë të lëndës eksplozive, ndërkohë që zona është rrethuar dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë./Dosja.al

parandalohet shpërthimi i një automjeti në sarandë sarande mirash gjikola

Sondazh

Poll