Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike/ Mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit

Mësohet se 13 prej tyre janë në masë sigurie "arrest në burg" dhe shtatë të tjerë "arrest në shtëpi".

6 Shkurt 2026, 09:37 Nga D.S
Skandali i mbetjeve toksike/ Mbërrijnë në Gjykatën e
foto nga Gjykata

DURRËS- Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit. Mësohet se 13 prej tyre janë në masë sigurie "arrest në burg" dhe shtatë të tjerë "arrest në shtëpi". Ndërkohë bëhet me dije se, për shkak të numrit të lartë të personave dhe masave të larta të sigurisë, mediat nuk u lejua brenda ambjenteve të Gjykatës. 

ARREST NË BURG:

Florian Çimo  – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi  – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Nazif Bajrami – Pronar i komPanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti –Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

ARREST SHTËPIAK

Iva Musa- Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Arta Dollani– Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça – Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi  – Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

NË KËRKIM:

Erdal Demir – Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum    Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Ingo Hesse – Administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Elbasan, ekzekutuan 20 masa sigurie, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale./Dosja.al

skandali i mbetjeve toksike mbërrijnë në gjykatën e durrësit 20 të arrestuarit

Sondazh

Poll