Bota

Qeveria turke lëshon edhe 766 urdhër arreste për të dyshuarit e rrjetit Gylenist

18 Shkurt 2020, 10:36 Nga DOSJA
Qeveria turke lëshon edhe 766 urdhër arreste për të

TURQI– Qeveria në Turqi ka ndërmarrë një mega operacion për të arrestuar dy persona që dyshohet të kenë lidhje me ideologjinë e Fetullah Gylen. Ky i fundit është akuzuar nga qeveria e Erdoganit që në korrik të 2016 për krijimin e grushtit të shtetit.

Ndërkohë një grup prokurorësh në të gjithë territorin e Turqisë kanë lëshuar rreth 766 urdhër arreste për personat që dyshohen të kenë lidhje me Gylenin.

Ndërkohë agjensia shtetërore ‘Anadalu’ ka thënë se deri më sot në Ankara janë kryer 71 arrestime në  total.

Ndërkohë  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, vijon të akuzojë Gylenin dhe rrjetin e tij se krijoi një grusht shteti, ndërsa ky i fundit tashmë jeton jashtë Turqisë.

Kujtojmë që pas akuzave kundër Gylenit janë arrestuar 80,000 njerëz ndërsa 150,000 punonjës civilë u shkarkuan nga puna, ku u bë si spastrimi më i madh, i parë ndonjëherë në Turqi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 766 urdhër arreste fetullah gylen rexhep tajip erdogan turqi 766 urdhër arreste fetullah gylen rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll