Dhuron 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës, themeluesi i Amazon i gatshëm në betejën e përmirësimit
18 Shkurt 2020, 10:14Nga DOSJA
SHBA– Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos thotë se ai do të shpenzojë 10 miliardë dollarë të pasurisë së tij prej 130 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në luftimin e ndryshimit të klimës duke ngritur fondin e “Bezos Earth”.
Bezos, njeriu më i pasur në botë, njoftoi në një postim në Instagram se do të fillojë të japë grante këtë verë për shkencëtarët, aktivistët dhe jofitimprurësit që punojnë për të mbrojtur tokën.
“Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar mënyrat e njohura dhe të eksploroj mënyra të reja për të luftuar ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës,” – tha Bezos.
Pengu i tij monetar do të përbëjë rreth 7.7 përqind të pasurisë së tij 130 miliardë dollarë. Punëtorët e Amazon në selinë e tij në Seattle kanë qenë të zëshëm në kritikimin e disa prej praktikave të kompanisë, duke e shtyrë atë të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës.
Më shumë se 8,000 punonjës kishin nënshkruar një letër të hapur për Bezos duke kërkuar që Amazon të shkurtojë emetimet e saj të karbonit, t’i japë fund përdorimit të tij të karburanteve fosile dhe të ndalojë punën e saj me ndërmarrjet e naftës që përdorin teknologjinë e Amazon për të gjetur depozitat e karburanteve fosile. Vitin e kaluar, zyrtarët e Amazon thanë që kompania do të punonte që 100 përqind të përdorimit të energjisë të vinte nga panelet diellore dhe energjia tjetër e rinovueshme deri në vitin 2030.
KOSOVË- Festa e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk ka kaluar pa incidente. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit në parkimin ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për herë të parë për një media të huaj si kreu i qeverisë, duke dhënë një intervistë për gazetën zvicer...
WHAN– Qeveria kineze pas shpërthimit me ritme shumë të shpejta të Koronavirusit ndërtoi në Kohë rekord spitalin e parë me 1000 shtretër për të gjithë të prekuri...
IZRAEL– Gratë e rreme të Hamasit kanë hakeruar telefonat inteligjentë të qindra ushtarëve izraelitë dhe kanë vjedhur informacione.Mediat e huaja së fundmi kanë...
KINË– Ditën e djeshme në Pekin ka mbërritur nje grup ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetit, të cilët do të kontrollojnë kriteret e llogaritjes së ...
SIRI– Nga i gjithë rajoni verior i Sirisë, në vendet si Idlib dhe Aleppo, numri i refugjatëve është dyfishuar brenda dy javëve të fundit.Në Aleppo dhe Idlib zhv...
HONG KONG –Gjatë fundjavës që lamë pas, mediat e huaja raportuan se Kina për shkak të koronavirusit vdekjeprurës po përballet me mungesë ushqimesh, maskash por ...
Kosovë- Akademiku Rexhep Qosja u shpreh në A2 se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen herët apo vonë, pavarësisht zërave kundër.Teksa komentoi marrëdhëniet mes ...