Bota

A do të përsëritet skenari i para 5 viteve? Sulmet në Siri, eksod masiv refugjatësh drejt Gjermanisë

18 Shkurt 2020, 08:28 Nga DOSJA
A do të përsëritet skenari i para 5 viteve? Sulmet në Siri,

SIRI– Nga i gjithë rajoni verior i Sirisë, në vendet si Idlib dhe Aleppo, numri i refugjatëve është dyfishuar brenda dy javëve të fundit.

Në Aleppo dhe Idlib zhvillohen luftimet mes forcave rebele dhe atyre të ushtrisë qeveritare siriane.

Sipas mediave gjermane është mësuar se bombat e hedhura me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin, që përkrah liderin sirian Bashar al-Assad, po nxisin një tjetër krizë sikurse ajo e vitit 2015.

Kujtojmë që në vitin 2015, me mijëra refugjatë sirianë u dyndën drejt Gjermanisë për të gjetur strehim e për të pasur një jetë më të sigurt.

Tani kanë kaluar 5 vjet dhe është ngritur një pyetje se a mund të ndodhë sërish një gjë e ngjashme?

Që nga prilli i vitit të kaluar, trupat ushtarake kanë pushtuar të gjithë rajonet me radhë, të mbështetur nga milicitë e udhëhequra nga Irani dhe avionët luftarakë rusë në ajër. Në Idlib, Asad dhe Putin luftojnë zyrtarisht milicinë xhihadiste të HTS – Hayat Tahrir al-Sham – e cila kontrollon krahinën ushtarakisht dhe ngacmon civilët dhe aktivistët. Ndërkohë  bëhet fjalë për shpërnguljen e banorëve të saj, të cilën Asad nuk e dëshiron, sepse ata e vënë në dyshim rregullin e tij.

Burimi: deutschlandfunk

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashar al-assad gjermani luftimet ne siri putin bashar al-assad gjermani luftimet ne siri putin

Sondazh

Poll