Bota

OBSH dërgon në Kinë grupin e ekspertëve për të kontrolluar gjendjen e Koronavirusit

18 Shkurt 2020, 08:43 Nga DOSJA
OBSH dërgon në Kinë grupin e ekspertëve për të

KINË– Ditën e djeshme në Pekin ka mbërritur nje grup ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetit, të cilët do të kontrollojnë kriteret e llogaritjes së epidemisë, për të kuptuar  nëse situata është me të vërtetë nën kontroll ashtu siç raporton Kina zyrtare, apo ka një të vërtetë që s’është deklaruar.

Sipas raportimeve të qeverisë kineze dhe të 28 vendeve ku është përhapur koronavirusi, është mësuar se shumica e personave të parë të evakuuar nga Whani, kanë nisur të largohen nga karantinat më gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë që në Europë, Franca është edhe shteti i parë ku mbeti një viktimë nga Koronavirusi, por kujtojmë që ka dalë nga  karantina edhe grupi i dytë që është kthyer nga Kina. Në të njëtën mënyrë kanë vepruar edhe shtetasit gjermanë dhe ata belgë që u kthyen nga Kina dy javë më parë.

Megjithatë paniku është i madh në mbarë botën sepse, numri i viktimave dhe të prekurve brenda territorit të Kinës sa vjen dhe rritet.

Burimi:  CCN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë obsh virusi ne kine 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë obsh virusi ne kine

Sondazh

Poll