Bota

Çfarë nuk u pa nga ndërtimi i spitalit me 1000 shtretër në Whan (FOTO)

18 Shkurt 2020, 09:23 Nga DOSJA
Çfarë nuk u pa nga ndërtimi i spitalit me 1000 shtretër

WHAN– Qeveria kineze pas shpërthimit me ritme shumë të shpejta të Koronavirusit ndërtoi në Kohë rekord spitalin e parë me 1000 shtretër për të gjithë të prekurit nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë tashmë që sot brenda spitalit po trajtohen mijëra të sëmurë, nga disa fotografi të publikuara nga mediat e huaja vihet re sesa e lodhshme ka qenë për të gjithë punëtorët të finalizojnë të  gjithë  punën në kaq pak ditë.

Një punëntor që është shtrirë për të fjetur mbi materialet e ndërtimit, e mes të ftohtit është me të vërtetë një ndër imazhet më prekëse.

Koronavirusi u ka marrë jetën 1886 njerëzve, ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 73 mijë persona.  Mbrëmë në Whan ndërroi jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus. Ndërsa ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari, rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: Brightside

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll