Aktualitet

E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet intensitet i lartë i reshjeve/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

5 Shkurt 2026, 21:56 Nga E.d
E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet
Foto ilustruse

DURRËS- Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës. Gjë e cila mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në kuadër të kësaj, kërkohet marrja e masave parandaluese dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren. Gjithashtu duhet të bëhet menjëherë raportimi i çdo problematike./Dosja.al

mot i keq durres shërbimi meteorologjik ushtarak

Sondazh

Poll