Aktualitet

Zbulohet dinamika e aksidentit në Tepelenë/ Arrestohet shoferi i burgjeve, kush janë 5 të plagosurit, mes tyre dy të parabu

18 Shkurt 2020, 07:59 Nga DOSJA
Zbulohet dinamika e aksidentit në Tepelenë/ Arrestohet shoferi i

Tepelenë- Policia ka arrestuar shoferin e furgonit të drejtorisë së Burgjeve, Hysen Hasa, i cili në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesaratë, përplasi mjetin e policisë me një mjet tjetër dhe si pasojë makina e policisë përfundoi brenda një byrektoreje.

Policia njofton se në këtë aksident janë plagosur, Julian Rexhep Verbofshi,  punonjës policie, Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu.

Njoftimi i Policisë:

U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj. Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat. Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën. Shtetasi Julijan Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqërua nga punonjësit e burgjeve ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër. 

Ditën e djeshme, një furgon i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës, që transportonte 2 të burgosur, u përplas me një makinë dhe doli jashtë rruge, ku përfundoi brenda një byrektoreje. Në këtë aksident u plagos, Julian Verbofsha, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe u lënduan lehtë 2 të burgosurit dhe shoferët e mjeteve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet furgoni i burgjeve hysen hasa  julian rexhep verbofshi aksidentohet furgoni i burgjeve hysen hasa  julian rexhep verbofshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2020, 18:57

TIRANË- Aleks Doçaj i njohur dhe me emrin Bardhok, është një tjetër person i shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin e Jan (Jak ose Dodë) Prengës....